Irak, ushtria mposht ISIS-in në Kirkuk dhe Hamdanijah

22.10.2016 19:19

Forcat irakiane kanë arritur të mposhtin ISIS-in dhe të marrin në tërrsi kontrollin në Kirkuk...

Forcat irakiane kanë arritur të mposhtin ISIS-in dhe të marrin në tërrsi kontrollin në Kirkuk, poashtu ato kanë  depërtuar sot edhe në qytetin Hamdanijah, që kryesisht është i banuar me popullatë të krishterë, i cili ishte nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik, prej vitit 2014.

46 të vdekur dhe 133 të lënduar pjesa më e madhe e të cilëve pjestarë të forcave të sigurisë irakjane është rezultati I ofenzivës në Kirkuk.

Me këtë rast nga një sulm ajror janë vrarë edhe së paku 15 femra, dhe 50 të tjera janë plagosur derisa po merrnin pjesë në një ceremoni varrimi në një tempull afër qytetit Kirkuk. Ndërkohë depërtimi I forcave irakjane në Hamdanijah, është bërë gjatë ofensivës së ushtrisë së Irakut për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza e fundit e fuqishme e militantëve të IS-it në Irak.

Raportohet se forcat kanë arritur në qendrën e qytetit Hamdanijah, i njohur edhe si Karakosh, dhe i kanë ngitur flamujt irakianë. Ky qytet, 20 kilometra nga Mosuli, besohet se në masë të madhe është i pabanuar. Në Irak po qëndron sot për vizitë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Ai ka bërë të ditur se Turqia dhe Iraku kanë arritur marrëveshje paraprake që do t’i lejonte forcat turke të marrin pjesë në fushatën për rikthimin e Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik. Carter gjat vizitës në Ankara pas bisedimeve me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin Binali Yildirim dhe ministrin e Mbrojtjes, Fikri Isik, në Ankara, se duhet punuar ende në detajet dhe se Bagdadi duhet të japë miratimin përfundimtar, porse Iraku e kupton se “Turqia do të luajë rol në operacionet kundër Shtetit Islamik”.