Arrestohet një 19 vjeçar në Londër, dyshohej se kishte planifikuar sulm terrorist

22.10.2016 19:40

Një 19-vjeçar është arrestuar në Londër pas dyshimeve të policisë së kishte planifikuar kryerjen e një sulmi terrorist....

Një 19-vjeçar është arrestuar në Londër pas dyshimeve të policisë  së kishte planifikuar kryerjen e një sulmi terrorist.

Policia gjeti një pako të dyshimtë në linjën juglindore të metrosë në Jubile. Vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt i ngjashëm u diktua në stacionin North Greenwich, ku iu bë një shpërthim i kontrolluar nga policia. 

Siguria është rritur maksimalisht në transportin e kryeqytetit britanik.  Pasagjerët janë njoftuar se do të shohin një prezencë të shtuar të oficerëve të policisë në ditët në vazhdim, ndërkohë që patrullimet kanë nisur në të gjithë Londrën.

Ndërkohë një incident i një tjetër natyre në Londër ka përfunduar dhe Aeroporti i kryeqytetit rifilloi punën, pas evakuimit të qindra pasagjerëve i cilësuar si një “incident kimik” në ambientet e brendshme të tij. 

Ai u mbyll mbrëmjen e së premtes pasi shumë pasagjerë filluan të ndihen keq.  27 persona patën vështirësi në frymëmarrje dhe iu dha ndihma e shpejtë aty ku ndodheshin.Detaje për incidentin e pazakontë ende nuk janë dhënë.