Karter, mbështetje të fuqishme operacionit në Mosul

23.10.2016 13:46

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter...

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, e ka mbështetur fuqishëm operacionin e forcave irakjane për rimarrjen e qytetit Mosul, nga militantët e Shtetit Islamik.

Pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, Carter theksoi se ishte i inkurajuar me fushatën e deritashme dhe se po diskutonte jo vetëm për rolin e ardhshëm potencial të trupave amerikane.

“Tash kjo nuk është mision i mbrojtjes apo një mision ushtarak irakian, por është pjesë kritike e fitimit të paqes”, u tha gazetarëve Ashton Carter.

Vizita e djeshme e zyrtarit të lartë amerikan në Irak u bë pesë ditë pasi forcat e sigurisë së Irakut, së bashku me milicitë kurde dhe shiite dhe të mbështetura nga sulmet ajrore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e kanë lansuar ofensivën për marrjen e kontrollit në Mosul, që aktualisht është i okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.