Nishani dekoron 67 ballist të vrarë nga partizanët

23.10.2016 15:41

Në Divjakë të Lushnjes, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar 67 ballistë të vrarë...

Në Divjakë të Lushnjes, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar 67 ballistë të vrarë, gjatë përplasjes së armatosur me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut.

73 vjet më pare, në 21 Tetor të vitit 1943, në Matjan të Lushnjes, në radhët e ballistëve, mbetën 67 të vrarë, të cilët presidenti Nishani I ka dekoruar me titullin “MARTIRË TË DEMOKRACISË”.

Por ky vendim nuk u ka pëlqyer veteranëve të cilët kishin luftuar në rradhët e partizanëve dhe vazhdojnë të pretendojnë se ballistët ishin bashkëpunëtorë të fashistëve. Por historianët janë të ndarë në vlerësime, dhe disa prej tyre lëvizjen balliste e vlerësojnë si lëvizje nacionaliste, që pretendonte bashkimin e trojeve shqiptare, që kundërshtohej nga partizanët jugosllav.