Thaçi, pas 10 vitesh Kosova do të jetë pjesë e NATO-s

23.10.2016 16:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s që të ofrojë afër vetes vendet e rajonit nuk është vetëm një vakum, por edhe një rrezik për rajonin, BE-në dhe NATO-në, pasi ideologji tjera po përpiqen të ofrohen në rajonin tonë.

Ai në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, tha se është qenësore për rajonin që BE të mos vonohet për integrimin e vendeve të rajonit.

“Edhe ata që dikur qëndronin me barrikada dhe sulmonin NATO-në, sot janë pjesë e institucioneve, Parlament, Qeveri e komuna”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shprehur besimin se pas 10 viteve, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse jo e anëtarësuar në Bashimin Evropian, do të jetë afër integrimit në BE, si dhe me njohje të reja.

“Perspektiven e Kosovës nuk e shoh si të izoluar por në një rrafsh më të gjerë Kosova është vend i pavarur, me perspektivë legjitime dhe e vetmja aspiratë është anëtarësimi sa me i shpejtë në NATO dhe Bashkim Evropian. Se si do të jetë Kosova me vendet tjera në rajon, unë potencoj qe me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyeshme dhe të gjithë i gëzohen këtyre raporteve, nuk kemi asnjë aspiratë për ndryshimin e kufijve”, tha Thaçi.