Maqedoni
RDK mbajti tubim në Debresh të Gostivarit
22.04.2014 18:32
Zvogëlimi i papunësisë dhe varfërisë vazhdojnë të jenë prioritete të parealizuara për të gjitha qeveritë e vendit...
Zvogëlimi i papunësisë dhe varfërisë vazhdojnë të jenë prioritete të parealizuara për të gjitha qeveritë e vendit, u tha në tubimin e RDK-së në Debresh të Gostivarit.
Bllokimi i procesit të integrimit të vendit, investimet e huaja minore, korrupsioni politik, reformimi sipërfaqësor i Administratës Publike dhe ndikimi i madh i politikës në ekonomi, kanë ndikuar që ekonomia e vendit të humb përparësitë komparative, kompanitë vendore nuk janë të afta të plotësojnë standardet e cilësisë të kërkuara në tregun e Bashkimit Evropian.
Projektet për asistencë teknike dhe financiare që mundësojnë vetëpunësimin, punësimin në bizneset e vogla dhe punësimin në bazë të programeve sociale të personave të papunësuar, janë masa të pamjaftueshme, për të zbutur papunësinë në rritje nevojitet asistencë shumë më e madhe e Shtetit që të rimëkëmbet ekonomia, duke shkurtuar sektorin publik në shuma prej qindra miliona eurosh në nivel vjetor.
Sipas kryetarit, Rufi Osmani, RDK-ja do të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo sferë, sepse posedon njerëz të kualifikuar në lëmit e tyre.
“Vlerë e veçantë e jona të cilën ju e çmoni, janë kuadrot tona, janë njerëzit e dijes, mendjes, nderit dhe moralit, unë jam i nderuar që sot para jush të rikonfirmoj se ne kemi kandiduar dy personalitete që janë qytetarë të Debreshit dhe që përfaqësojnë dijen, nderin, profesionalitetin, njërin e kemi nga diaspora dhe ai është Enver Osmani dhe tjetrin e kemi avokatin e nderuar Sadatin”, deklaroi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.
Në lëmin e arsimit, shkencës, kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe ekologjisë, RDK-ja do të angazhohet për ndarje proporcionale të mjeteve buxhetore për të gjitha bashkësitë etnike, për alokim të drejtë territorial dhe për financim bazuar në program edhe projekte konkurruese, u tha në tubimin e RDK-së në Debresh të Gostivarit.
FLUTURA LATIFI
