Londër, marsh protestues kundër luftës në Siri

23.10.2016 17:18

Në Londër, qindra protestues, mes të cilëve edhe aktorja Carey Mulligan....

Në Londër, qindra protestues, mes të cilëve edhe aktorja Carey Mulligan, kanë kërkuar sot fundin e gjakderdhjes në Siri.

Tubimi u zhvillua përballë “Downing Street”. Fëmijët vendosën në rrugë kuti kartonash të mbushura me arinj pellushi, një mesazh therës ky për viktimat e këtij konflikti. Në duar, ata mbanin pankarta ku shkruhej “shpëtoni fëmijët e Aleppos”.

Ndryshe me përfundimin e armëpushimit treditor, në Aleppo shpërthyen sërish luftimet.

Pushimzjarri i njëanshëm u njoftua javën që shkoi nga rusia, e cila mbrëmjen e së shtunës i rinisi sulmet ajrore.