Sopishtë, 7-të persona janë helmuar nga këpurdhat

23.10.2016 17:44

Shtatë persona nga fshati Sopishtë i Shkupit janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjeksore....

Shtatë persona nga fshati Sopishtë i Shkupit janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjeksore pasi kanë ndjerë simtome të helmimit nga këpurdhat.

Fillimisht ndihmë mjeksore në klinikën e toksikologjisë kanë kërkuar 5 persona, ndërsa pasdite edhe dy persona të tjerë.

Helmimi është shkaktuar pasi ata kanë konsumuar këpurdha që I kanë mbledhur në mal, ndërsa simptomet e para të helmimit janë paraqitur pas 5 orësh.