Maqedoni, shënohet dita e luftës revolucionare

23.10.2016 18:02

Me rastin e shënimit të festës 23 tetori- ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë...

Me rastin e shënimit të festës 23 tetori- ditës së luftës revolucionare të Maqedonisë, delegacione të Kuvendit dhe të Qeverisë vendosën lule para përmendorës së themeluesve të VMRO-së në Parkun “Gruaja luftëtare”, ndërsa në Kuvend u ndan dhe çmimet “23 Tetori”. 

Këshilli për ndarjen e çmimeve vendosi që për realizime në fushën e kulturës dhe artit tu ndahen çmime Rexhai Isenit, profesorit të  muzikës Dragan Dautovskit dhe aktorit Ivan Pertrushevskit, ndërsa për realizime në fushën e shkencës dhe arsimit fituesit të këtij çmimi janë Agim Poloska albanolog dhe Stefan Vllahov historian.

Ndërkohë, Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov në urimin e tij me këtë rast tha se në Maqedoni duhet ndërtuar  kulturë të dijalogut dhe kompromist por edhe ndjenjë për unitet rreth interesave shtetërore. Ai vlerson se  vendi më shumë se kurrë më parë është i ndarë, andaj qytetarët, duhet bashkuar rreth interesave shtetërore. 

Por nuk kanë munguar kritikat partiake edhe me këtë rast. Partia Liberale Demokratike në urimin e sajë akuzoi VMRO- DPMNE-n se po keqpërdorë emrin histortik të Organizatës për Bashkimin e Maqedonisë, andaj kjo parti paralajmëroi se do të dorzojë projekt-ligj në Parlament për të hequr katër shkronjat e para historike të VMRO-së  nga partitë politike për shkak të keqpërdorimit të këtij emri. (Rexhep Qamili, TVM2)