Erikson: Nuk jemi pronarë, nuk operojmë me paisjen për përgjim

23.10.2016 18:07

Kоmpania Еrikson është prononcuar lidhur me kërkesën e PSP-së për hetimin e përgjimeve...

Kоmpania Еrikson është prononcuar lidhur me kërkesën e PSP-së për hetimin e përgjimeve duke theksuar se nuk është pronar i paisjes dhe nuk operon me paisjen për përgjim të komunikimeve të DSK-së.

Por nga kjo kompani vërtetojnë se kanë marrur kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike për ndihmë teknike për hetim në lidhje me funksionalitetin e ligjit për përgjime në komunikim.

“Ligjshmëria e përgjimeve është e detyrushme dhe standard në rrjetet e telefonisë publike dhe operatorët e telekomit dhe të gjitha vendet janë të obliguara të mundësojnë funksionalitet për pushtetet lokale. Erikson, si prodhues i sistemit të telefonëve dhe pajisjeve, gjithashtu është prodhues i Sistemit për përgjime të ligjshme.  Erikson nuk është pronar i pajisjeve, e as nuk operon me pajisjen për Ligjshmërinë e përgjimeve të komunikimit”, thuhet në reagimin e kompanisë Erikson. Por drejtori I bzrosë për siguri publike të mërkuren deklaroi se sistemi për përgjim nuk është në pronësi të DSK-së dhe MPB-së.

Sistemi përsëri do të përsëris nuk është në pronësi të DSK-së, nuk është në pronësi të Minsitrisë së Brendëshme është në pronësi dhe administrim të operatorit” – deklaroi Drejtori i byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov.

Të mërkurën në DSK, me urdhër gjyqësor kanë hyrë prokurorët dhe hetuesit e PSP-së, të cilët kanë siguruar pjesën më të madhe të matrialeve të nevojshme, Por nga PSP thanë se një ekspert i kompanisë “Erikson” pritet të vijë në Shkup, me qëllim që të ndihmojë DSK-në që deri në fund të respektojë vendimin gjyqësor për marrjen e të dhënave kompjuterike. 

Ndërkohë dje edhe me shkresë zyrtare Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim i ndalon hyrje në objektet e saja Prokurorisë Speciale Publike, për arsye të principit të fshehtësisë së punës të këtij institucioni. (Ersan Pajaziti, TVM2)