BDI nis përgaditjet për zgjedhje, Neziri: Synojmë deputet në Diasporë

23.10.2016 19:12

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka mbledhur sot strukturat partiake për të nisur përgaditjet për zgjedhjet parlamentare parlamentare të 11 dhjetorit....

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka mbledhur sot strukturat partiake për të nisur përgaditjet për zgjedhjet parlamentare parlamentare të 11 dhjetorit.

Pas takimit shefi i shtabit qendrorë zgjedhorë të kësaj partie Bekim Neziri, tha se BDI edhe në këto zgjedhje do të zhvillojë një fushatë të qetë, me platformë evropjane.

Njëherit Neziri tha se BDI pretendon të fitojë deputet edhe në diasporë.

“E drejtë demokratike është të respektohet vota e qytetarëve në Maqedoni dhe mbetemi në kursin se çdoherë vota e popullit është ajo që duhet të përfaqësohet në Kuvend ose në cilat do struktura tjera në Republikën e Maqedonisë. Çmojmë dhe mendojmë se diaspora ynë në kontinuitet ka kontribuar për të mirën e Republikës së Maqedonisë dhe do të punojmë maksimalisht që të ketë një përfaqësues i tyre, një deputet i tyre në Kuvendin tonë, që përmes tij të mund t’i shprehin nevojat e tyre si qytetarë të Republikës së Maqedonisë në diasporë”, tha Neziri.