Haiti, arratisen 174 të burgosur
23.10.2016 19:33
174 të burgosur kanë arritur të arratisën nga një burg në Haiti...

174 të burgosur kanë arritur të arratisën nga një burg në Haiti, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.
Arratisja e të burgosurve ndodhi pas një proteste gjatë së cilës një roje e burgut u vra. Thyerja e burgut ndodhi në një ndërtesë në Arcahaie, raportoi zëdhënësi i policisë në Haiti, Garry Derosiers.
Bëhet e ditur që kryengritja ishte organizuar nga persona rëndë të armatosur. Sipas policisë, rojet e burgut u sulmuan në pjesën e burgut ku ishte planifikuar larja për të gjithë të burgosurit.
Në përleshje është vrarë një roje, ndërsa disa të tjerë u plagosën.
