Botë

Aksident në ShBA, 13 të vdekur, 31 të lënduar

24.10.2016 10:30

Një autobus dhe një kamion u përplasën në Palm Springs, në Kaliforni...

Aksidenti i tmerrshëm rezultoi me 13 të vdekur dhe 31 të lënduar. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit, ndërsa shoferi i kamionit ka kaluar i palënduar.

Të lënduarit janë transportuar në tri spitale të ndryshme lokale. Autobusi u përplas në pjesën e pasme të kamionit me forcë të madhe.

Personeli i shpëtimit ka hasur vështirësi në nxjerrjen e pasagjerëve nga autobusi, pasi automjeti ishte pothuajse i shkatërruar tërësisht.