Botë

Maltë, përplaset avioni, pesë të vdekur

24.10.2016 10:43

Të paktën pesë persona kanë vdekur kur një avion u përplas në Maltë rreth orës 7.20 të mëngjesit...

Të paktën pesë persona kanë vdekur kur një avion u përplas në Maltë rreth orës 7.20 të mëngjesit, menjëherë pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar. 
 
Në fillim u raportua se avioni mbante zyrtarë të BE-së nga Agjencia Bregdetare e Mbrojtjes, Frontex, por nga kjo agjenci thonë se avioni i përplasur në Maltë nuk ishte i dërguar nga ata. 
 
Sipas dëshmitarëve okularë, avioni sapo u ngrit anoi nga e djathta dhe u rrëzua menjëherë.
 
“Avioni shpërtheu para syve tanë. Ishte e frikshme, për më tepër se nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Na thanë të presim këtu që të vërtetojnë fillimisht se çfarë ndodhi. Se dimë kur mund të vazhdojmë udhëtimin tonë”,- deklaroi dëshmitari okular, Ed De Gaetano.
 
Pamjet e filmuara nga një tjetër avion tregojnë përfshirjen nga flakët të avionit me zyrtarët e BE-së në bord.
 
Nga kjo tragjedi nuk besohet të ketë të mbijetuar dhe konsiderohet si aksidenti më i keq ajror i ndodhur në Maltë. 
 
Zyrtarët thanë se avioni po drejtohej për në qytetin Misrata në Libri dhe nuk ka një konfirmim të menjëhershëm të kombësisë së viktimave.
 
GAZMEND KURTISHI