Botë
Haiti, vritet gardiani, arratisen 174 të burgosur
24.10.2016 11:22
Të paktën 174 të dënuar dolën nga burgu i Arcahaie në veri të Haitit, pas vrasjes së një gardiani e vjedhjes së armëve...

Një operacion i madh për kapjen e tyre nisi menjëherë pas ngjarjes, ku janë aktivizuar edhe trupat paqeruajtëse të OKB-së.
Policia ngriti postblloqe nëpër rrugë dhe ndaloi disa persona pa karta identiteti, siç bëri të ditur një dëshmitar për Agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Të dënuarit hynë në një zonë të përdorur nga gardianët, duke vjedhur të paktën pesë pushkë mes municioneve të tjera. Një nga rojet u qëllua për vdekje.
Ministri i Drejtësisë në Haiti, Camille Edouard Junior, tha se një i burgosur kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes së kokës pas rrëzimit nga një mur, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë arratisjes nga burgu që gjenden në veri të kryeqytetit Porto o Prince.
