Kalais, Franca gati të mbyllë “xhunglën” e refugjatëve
Më shumë se 1200 policë dhe zyrtarë francezë janë duke u përgatitur për të pastruar kampin e migrantëve në qytetin verior të Kales, të njohur si “xhungla”...

Autoritetet thonë se në këtë kamp jetojnë rreth 7 mijë emigrantë në kushte të mjerueshme.
Ata do të vendosen në qendrat e tjera të mirgantëve në Francë, por ekziston shqetësimi se disa nuk do të duan të zhvendosen, pasi kërkojnë të shkojnë në Britani.
Kampi i përkohshëm për një kohë të gjatë ka qenë vija e parë e krizës së refugjatëve në Europë.
Gjatë fundjavës pati përleshje ndërmjet policisë dhe grupeve të emigrantëve.
Refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore, që gjithashtu janë mbledhur në afërsi të Portit detar të Kales dhe terminalit të tunelit të trenit, rrinë me shpresën se do të mund të kalojnë përmes Kanalit Europian në Britani, rreth 40 kilometra larg.
Një gjykatë franceze javën e kaluar ka miratuar planet për largimin e kampit dhe rreth 1250 policë janë thirrur që të ndihmojnë me operacionin që pritet të përfundojë brenda një jave.
Plani i mbylljes planifikon që banorët e kampit të transportohen në qendrat e refugjatëve gjithandej Francës ku mund të aplikojnë për azil.
GAZMEND KURTISHI
