Botë

Trazira në kampin në Lezbos, refugjatët djegin objektin e shërbimit për azil

24.10.2016 12:18

Edhe në kampin e refugjatëve në Moria të Lezbosit ka pasur trazira mes emigrantëve...

Edhe në kampin e refugjatëve në Moria të Lezbosit ka pasur trazira mes emigrantëve, të cilët janë gjithnjë e më nervoz për shkak të fatit të tyre të pasigurt në ishujt grekë.

Numër i madh i emigrantëve, kryesisht nga Pakistani, protestojnë për shkak se tashmë një kohë të gjatë janë në ishull dhe përballen me vonesa në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.

Të punësuarit në shërbimin për azil e kanë braktisur objektin, të cilin emigrantët e kanë djegur.

Brigada zjarrfikëse momentalisht e shuan zjarrin, ndërsa në kamp janë të pranishëm edhe disa policë, të cilët përpiqen të vendosin rend.