Mustafa: Nuk ka zgjedhje deri në 2018

24.10.2016 15:01

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po qëndron në Mitrovicë...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po qëndron në Mitrovicë, ku ka takuar kryetarin e këtij qyteti, Agim Bahtiri.

Pas takimit Kryeministri Mustafa tha se zgjedhje të reja nuk do te ketë deri në vitin 2018. Sipas tij qeveria është stabile dhe se po punon vazhdimisht.

“Zgjedhjet e reja janë në vitin 2018 ndërkaq ato lokalet janë vitin e ardhshëm. Jemi duke punuar me përkushtim në punë të tjera”, ka thënë Mustafa.