Maqedoni

IHPQM: VMRO-DPMNE dhe BDI fitues në zgjedhje

22.04.2014 18:57

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë, në periudhën prej më 17 deri më 20 prill zbatoi  anketë  nëpërmjet  telefonit  për Zgjedhjet  e parakohshme Parlamentare  dhe Qeverinë e ardhshme. 
 
Rezultatet e anketës tregojnë se besueshmëri më të lartë te blloku maqedonas ka VMRO-DPMNE-ja me 23.8. %,  më pas vjen LSDM-ja me 18.6%,  kurse te ai shqiptarë BDI-ja me 10.9%,  PDSH-ja  me  3.8% dhe RDK-ja me 1.4%, si dhe partia jashtëparlamentare nga blloku maqedonas, OQM-ja, me 1.9% besueshmëri.  
 
 Për asnjërën janë përgjigjur 23.15% e të anketuarve, si dhe për partitë e tjera janë përgjigjur nën 1%. Nëse këto rezultate do të përktheheshin në vende deputetesh, VMRO-DPMNE-ja do të fitonte 54 vende, LSDM 38,  BDI 19 deputet,  PDSH 6  dhe RDK 2 deputet,  partitë e tjera asnjë vend. 
 
91.3% e shqiptarëve vlerësojnë se në Qeveri duhet të hyjë partia fituese te shqiptarët,  te maqedonasit  të njëjtën e mendojnë  vetëm 18.4% e të anketuarve. 
 
71.25% e maqedonasve mendojnë se kryeministri ka të drejtë përkundër 4.5%  e shqiptarëve që mendojnë të njëjtën. Hulumtimi është zbatuar  në 1100  të anketuar, që është ekzemplar reprezentativ për Maqedoninë.
 
Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e  popullatës, siç janë: struktura etnike, mosha, arsimi dhe gjinia. Gabimi statistikorë për të dhënat është ±3%. Hulumtimi është zbatuar dhe përkrahur nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë.  
 
ANKETA : Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë  
 
Për cilën parti do të votoni në Zgjedhjet Parlamentare të 27 prillit?
 
SANIJE KASAMI