Botë
Kosovë, deklarata për vizat të enjten para deputetëve
24.10.2016 15:25
Deklarata e Kuvendit të Kosovës drejtuar Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave pritet të dalë në shqyrtim dhe miratim eventual në seancën që është thirrur për të enjten, më 27 tetor...

Por, në mungesë të harmonizimit të tekstit të deklaratës ndërmjet pushtetit dhe opozitës, i mbetet kuvendit që të vendos se cili version do të aprovohet.
“Partitë në pushtet e mbështesin tekstin e deklaratës ku shprehet zotimi se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, si kriteri i fundit dhe kryesori i Bashkimit Europian për heqjen e vizave, do të ratifikohet në të ardhmen e afërt. Kurse partitë në opozitë kërkojnë që të thuhet qartë në deklaratë që marrëveshja aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi është e dështuar dhe procesi do të përmbyllet me një marrëveshje të re. Në këtë pikë pritet të zhvillohen edhe debatet kryesore në seancën e caktuar për të enjten”. Me këtë deklaratë, kuvendi provon që ta bind Bashkimin Europian se Kosovës i duhet liberalizimi i vizave, ndërkohë që shprehet zotimi se do të punohet në përmbushjen e kriterit për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
