Botë

Beteja për Mosulin, ushtria dhe “Peshmergat” përparojnë

24.10.2016 15:40

Trupat irakianë dhe “Peshmergat” kurde kanë marrë nën kontroll tetë fshatra të pjesës verilindore, duke u afruar 9 kilometra afër Mosulit...

“Peshmergat” kurde kanë marrë nën kontroll edhe qytetin strategjik Bashiqa, rreth 24 kilometra në verilindje të Mosulit.

Tanket dhe artileria turke po mbështesin “Peshmergat”, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit irakian, Haidar al Abadi, që forcat turke të mos përfshihen në betejë.

 Forcat irakiane në fundjavë kanë vënë nën kontroll qytetin strategjik, Bartella, 12 kilometra në lindje të Mosulit.

Ato gjithashtu kanë marrë edhe qytetin e krishterë, Hamdanixhah, përmes të cilit kontrollohen  udhëkryqet strategjike në juglindje. Trupat irakianë mbajnë të bllokuara pozitat në jug të Mosulit.