KShZ: Për zgjedhjet e dhjetorit deri tani janë paraqitur 540 qytetarë nga jashtë
540 qytetarë të Maqedonisë, që gjenden me punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit...

540 qytetarë të Maqedonisë, që gjenden me punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, janë paraqitur deri tani në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të votuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Siç njoftojnë nga KShZ, 217 paraqitje janë pranuar, 19 janë refuzuar dhe 340 paraqitje të tjera janë në fazë shqyrtimi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që janë me qëndrim apo punë të përkohshme jashtë vendit, që të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Paraqitja mund të bëhet përmes aplikimit elektronik në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: diaspora.sec.mk, gjithashtu paraqitja mund të bëhet edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike apo konsullore të Maqedonisë dhe do të zgjasë deri më datën 11 nëntor.
