Kanabisi-kërkohet ndërhyrja e ushtrisë, Basha: Rama gati të blejë votën me para krimi

24.10.2016 16:38

Tonelatat e tëra të drogës që kapen në Shqipëri ditë pas dite po zënë faqet e para jo vetëm të mediave vendase, por janë pasqyruar edhe në mediat e huaja...

Situata ka arritur deri aty se çështja e kanabisit të shpallet emergjencë kombëtare dhe të ndërhyjë ushtria për të marrë në dorë situatën. Por, një gjë e tillë duket se nuk është mirëpritur nga ministrja e Mbrojtjes, duke e lënë kështu të hapur këtë debat.
 
Nga ana tjetër, edhe opozita nuk po e lë pa përdorur këtë gur të fortë kundër qeverisë, kur kanë mbetur dhe pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Gjatë takimit të radhës që pati sot me banorët e Kamzës, në periferi të Tiranës, kreu, Lulzim Basha, tha se PD është gati të pranojë në gjirin e saj këdo që refuzon drogën dhe krimin. 
 
Ndërkohë, kryeministri, Edi Rama, ka heshtur gjatë gjithë këtyre ditëve, edhe pse në të gjithë Shqipërinë janë kapur sasi mjaft të mëdha droge. Opozita paralajmëron se Rama po përgatitet të blejë votat e zgjedhjeve 2017 me paratë e krimit.
 
LULJETA NDOKA