Maqedoni
Zaev: Oferta e LSDM-së është zvogëlimi i varfërisë
24.10.2016 16:59
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka shfrytëzuar Ditën e Kombeve të Bashkuara për të premtuar projekte që, sipas tij, kanë si qëllim zvogëlimin e pabarazisë...

Ata që kanë më pak do të paguajnë më pak për shërbimet publike, ndërsa më të rrezikuarit do t'i lirojmë nga tatimet publike, premton Zaev, duke i shtuar ofertës edhe trajtim spitalor falas për të gjithë dhe paga dinjitoze mesatare prej 500 eurosh.
“Qëllimi ynë është paga e denjë mesatare prej 30.000 denarësh dhe këtë do ta arrijmë me rritje ekonomike në vend. Me mundësi për hapje të firmave vendore, përmes qendrave start ap me hapësirë afariste falas, me 1 euro kapital themelues, secili me ide të mirë të mund të punojë dhe t'u ndihmojë edhe të tjerëve të punojnë. Ne do të sigurojmë edhe shëndet publik dhe trajtim spitalor falas për të gjithë”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
GAZMEND REXHEPI
