Risitë teknologjike, ekspertët: Potencial ka, përgatisni gjeneratat e reja
Maqedonia duhet të ndjekë rrugën e mësimit në vazhdimësi...

Maqedonia duhet të ndjekë rrugën e mësimit në vazhdimësi për të zbatuar mënyrat më të reja të bërjes biznes dhe zhvillimit të teknologjisë më të re.
Kompanitë duhet në vazhdimësi të pasurojnë dijen e tyre në aspektin e pranimit të risive teknologjike, risive në sferën e mjekësisë dhe sferave tjera. Në rast se Maqedonia pranon, ato risi mund lirisht të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar, u tha sot në Samitin “Maqedonia 2025”.
“Maqedonia ka potencial dhe kemi shembuj të mirë se si kompanitë vendase kanë marrëdhënie ekonomike me kompani botërore si në sferën e mjekësisë edhe në sfera të tjera. Maqedonia ka potencial, mirëpo duhet të punoj në mënyrë të pandërprerë, me qëllim që të përgatitet për gjeneratat e ardhshme që do t’i inkuadroj në ato procese”,- deklaroi përfaqësuesi i Samitit “Maqedonia 2025”, Zoran Martinovski.
Samiti “Maqedoni 2025” që organizohet, tregon edhe për potencialin e diasporës, pasi ishte pikërisht diaspora ajo që në krizën ekonomike ndihmoi në mbulimin e deficitit, u potencua në Samit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
