Nesër hapet Panairi i librit “Tetova 2016”
24.10.2016 17:29
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni organizon Panair të librit “Tetova 2016”....

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni organizon Panair të librit “Tetova 2016”.
Panairi i librit hapet nesër në orën 15:00 dhe ai do të jetë i hapur për të gjithë adhuruesit e fjalës së shkruar deri më 29 tetor.
Panairi do të mbahet edhe këtë vit në Qendrën e Kulturës në Tetovë dhe në të do të prezantohet jo vetëm letërsia shqiptare, por edhe ajo e huaj.
Është një mundësi e mirë kjo për të pasuruar bibliotekën tuaj me tituj të rinj.
