Zgjedhjet, Gruevski: Jemi gati për fitoren e madhe
Në takimin e mbajtur sot me liderët e partive politike të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”...

Në takimin e mbajtur sot me liderët e partive politike të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, u shpreh i gatshëm, siç tha, për fitore të madhe, e cila do të sigurojë stabilitet në Maqedoni, prosperitet ekonomik për qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare.
“Zgjedhjet e 11 dhjetorit do jenë fundi i krizës politike dhe hapja e rrugës drejt realizimit të projekteve dhe reformave, që do të thotë jetë më të mirë për qytetarët. Qytetarët do zgjedhin mes VMRO-së që punon dhe LSDM-së që merret me manipulime dhe destruktivitet. Si parti dhe si koalicion jemi gati në çdo pikëpamje. Programin tanimë e kemi mbyllur, punët e fundit po bëhen. Në terren jemi të pranishëm me komunikim maksimal me qytetarët dhe gjithë ata punë që duhet të bëhen gjatë një fushate parazgjedhore jemi duke i përfunduar”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
