Maqedoni

Gjendja e rrugëve

25.10.2016 09:21

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të thata...

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.
 
Nga 19.10.2016 në bazë të miratimit  0302-737/X Strabag AG ndërsa lidhur me projektin e miratuar të komunikacionit për rehabilitimin e rrugës shtetërore A1, seksioni Kumanovë - Milladinovci është bërë ndryshimi kohor i regjimit të komunikacionit nga km 15+500 deri në 20+500 pas pikës për pagesë Romanovc komunikacioni zhvillohet nëpër korsin e djathtë, ndërsa korsia tjetër është mbyllur për komunikacion ku dhe është vendosur sinjalizimi për ndryshimin e përkohshëm të komunikacionit.
 
LAMM njofton se më 13.09.2016 nga ora 12:00 në bazë të Kërkesës me nr 03-260 nga data 07.09.2016 nga Sinteks - Shkup, ndërsa në lidhje me Lejen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve nr. 11 - up - 119/4 nga data 09.08.2016 gjatë ndryshimit kohor të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A1, aksi Veles-Katllanovë gjatë sanimit, vendosjes së sinjalizimit dhe shënimit të tunelit Strazhë, është kryer ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A1, aksi Veles-Katllanovë menjëherë para tunelit Strazhë ku për komunikacion është mbyllur korsia e majtë (e shpejtë) ndërsa komunikacioni zhvillohet në korsinë e djathtë (të ngadaltë) për komunikacion, ndërsa në vetë tunelin komunikacioni zhvillohet nëpërmjet korsisë së majtë. 
 
Sigurimi dhe rregullimi i komunikacionit është kryer në pajtim me zgjidhjen e komunikacionit gjatë ndryshimit kohor të regjimit të komunikacionit me sinjalizim të përkohshëm të vendosur të komunikacionit.
 
Nga firma ndërtimore SHA "Ilinden" - Strugë njoftojnë se në Rrugën shtetërore A3 aksin Resnjë -­ Bukovë, janë duke u zbatuar punë ndërtimore, rehabilitim i aksit rrugor, të cilat është parapara të zgjasin deri në nëntor të vitit 2016. Për shkak të kësaj, në aksin e theksuar zbatohet ndryshim i regjimit të komunikacionit i cili në pjesë të caktuara zhvillohet në një korsi ku janë vendosur semaforë të cilët parashikojnë qëndrim në komunikacion prej 3 deri në 5 minuta.
 
Aksi rrugor Shkup - Makedonski Brod përmes PN Jasen është lëshuar për qarkullim për automjete të lehta. NP Rrugët e Maqedonisë pjesëmarrësve të komunikacionit u rekomandon vozitje të kujdesshme me automjetin në pjesën e rrugës në f. Blizansko 500 metra pas urës së lumit Treska në gjatësi prej 50 metra. Ekipet e tyre vazhdojnë të punojnë në aftësimin e aksit rrugor për zhvillim normal të komunikacionit.
 
Nga firma ndërtimore Granit njoftojnë se prej 20.06.2016 është vendosur ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë udhëkryqi te f. Tre Çezmat. Rikahëzimi i komunikacionit është nëpërmjet rrugës rajonale P526.
 
Nga firma ndërtimore KEDING njoftojnë se në aksin rrugor Gostivar - Kërçovë në 2 km para qafës malore të Strazhës, për shkak të kryerjes së punimeve (sanim të urës) qarkullimi zhvillohet në një korsi. Është vendosur sinjalizim përkatës qarkullimi dhe sinjalizim me drita në rrugë.
 
Në aksin rrugor A1 autostrada Veles - Shkup para pikës pagesore Otovicë kryhen punët ndërtimore në rrugë. Në vendin e punimeve është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit dhe rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjetetit, respektimi i sinjalizimit të komunikacionit dhe përshtatje e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.
 
Në aksin rrugor drejtimi A3 Manastir - Makazi pas kryqëzimit me fshatin Rotinë në drejtim të Makazit kryhen punët ndërtimore në njërën korsi. Komunikacioni zhvillohet pëmes dy korsive tjera. Rekomandohet kujdes në këtë pjesë.
 
Sipas projektit të komunikacionit nr. teknik. 155/2015 për ndryshim kohor të komunikacionit në aksin rrugor Shkup Milladinovc Kumanovë komunikacioni do të zhvillohet (në të djathtë pas pikës pagesore Milladinovc) përmes autostradës Kumanovë Veles deri te aeroporti Aleksadandri i Madh deri te ndërprerja e autostradës Veles-Kumanovë
 
Në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga 14.12.2015 11rr134/4, në rrugën magjistrale A3b/A4e, pjesa Kadrifakovë­ Shtip, nga km. 217+818 deri në km. 219+918 nga 15.01.2016 nga ora 08:00­ - 16:00 PRO GEO SHPK KUMANOVË. Njëherit, kryhet incizim gjeodezik në pjesën e asfaltit nga trupi i rrugës në shtritje nga kryqëzimi Shtip deri në f. Tre çezmat. Komunikacioni në momentin e mbatjes po zhvillohet në pajtim me Projektin qarkullues për zhvillim të përkohshëm të komunikacionit dhe me sinjalizim të duhur të komunikacionit.
 
"SHA Granit SH.A Shkup - Ndërtim i ulët Lindje nga 11.12.2015 filloi me rikonstruimin dhe ndërtimin e autostradës pjesa Smokvicë ­ Gjevgjeli, si pjesë e Korridorit 10. Ju njoftojmë se komunikacioni zhvillohet nën regjim kohor".
 
Shoqata ndërtimore "Granit' SH.A Shkup (Shën Nikollë ­ Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Sveti Nikollë - ­Shtip nga 26+386,00 deri në 47+107,00 km. Planifikohet mbyllje e plotë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve) në pjesën në shtrirjen km 28+520 (Shën Nikollë) deri në km 38+500 (seksioni Kadrifakovë) me riorientim të komunikacionit përmes rrugës rajonale P 1204.
 
Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A3 pjesa Veles­-Kadrifakovë komunikacioni zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit edhe atë:
 
- nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri te f. Lozovë dhe
 
- nga f.Lozovë përmes f. Saramzalinë deri te seksioni Kadrifakovë.
 
LAMM i paralajmëron drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm me shpejtësi të zvogëluar të automjeteve në vendet në të cilat kryhen punime në rrugë dhe t'u përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimi i sapovendosur rrugor.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë./Mia