Maqedoni

Pasdite pritet shi, bubullima dhe breshër

23.04.2014 16:23

Moti gjatë paraditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha kohore me diell...

Moti gjatë paraditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha kohore me diell. 
 
Pasdite do të ketë rritje të vranësirave e reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilët në vende të ndryshme do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të ndjekura me bubullima dhe erë të fuqishme, kurse është e mundur edhe reshje të breshërit. 
 
Më së shumti do të ketë reshje në pjesën perëndimore të vendit, ku pritet të ketë reshje shiu më shumë se 20 litra në metër kub. 
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 6 deri 14 deri gradë celsius, kurse ajo e ditës nga 20 deri në 24 gradë celsius. 
 
Në Shkup temperature maksimale do të arrijë deri në 23 gradë celsius. 
 
Mot i tillë me reshje të shiut dhe temperature të larta pritet deri në fund të javës.