Botë

Australi, tragjedi në parkun e lojërave, vdesin 4 persona

25.10.2016 11:07

Katër të rritur humbën jetën pas një aksidenti në parkun e lojërave DreamWorld në Australi...

Raportohet se 6 persona po bënin rafting në momentin që pajisja u kthye përmbys dhe zuri poshtë 4 prej tyre.
 
Parku u evakuua dhe tre inspektorë shkuan menjëherë në vendngjarje për të hetuar atë që sapo kishte ndodhur.
 
Policia e Queensland konfirmoi se 4 ishin të vdekur, ndërsa dy të tjerët arritën t’i arratiseshin tragjedisë.
 
Një zëdhënës i parkut të lojërave tha se po punohej për verifikimin e gabimit që solli vdekjen e 4 personave.
 
“Dreamworld po punon sa më shpejt të jetë e mundur për të gjetur arsyet e këtij dëmi, dhe po bashkëpunon me autoritetet emergjence dhe policinë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje” tha zëdhënësi.
 
Dëshmitarët thanë se aksidenti ishte i tmerrshëm dhe ndodhi në momentin që xhiros së rafting-ut po  i vinte fundi.