Maqedoni

UNITETI kërkon shtyrje të zgjedhjeve përmes Kushtetueses

25.10.2016 13:10

Partia UNITETI, nëpërmjet deputetit të saj, Zulfi Adili, sot dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese nismë për inicim të procedurës...

Partia UNITETI, nëpërmjet deputetit të saj, Zulfi Adili, sot dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese nismë për inicim të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
 
Me këtë nismë kontestohet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi pa balancimin e njësive zgjedhore shkelet neni 22 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, i cili garanton barazinë e së drejtës zgjedhore, si dhe neni 51 nga Kushtetuta. Me këtë vendim shkelen edhe norma të Kodit zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe antiligjore.