Maqedoni

Universiteti “Nënë Tereza”, ligjëratat e para fillojnë të enjten

25.10.2016 15:42

Universiteti “Nënë Tereza” do të nisë më 27 tetor ligjëratat e para...

Deri  të mërkurën vazhdon edhe afati i parë i regjistrimit dhe studentët e interesuar kanë kohë edhe nesër në këtë afat të dorëzojnë dokumentet në hapësirat e UEJL-së në Shkup.

Pas përfundimit të afatit dhe fillimit zyrtar të ligjëratave të para, të premten hapet edhe afati i dytë për regjistrim.

Objekti i Rektoratit bashkë me ambientet për mbajtjen e mësimit kanë realizuar edhe përgatitjet e fundit për të siguruar për çdo student mësim në kushte optimale, njoftojnë nga shërbimi për informim i  Universitetit “Nënë Tereza”.