Maqedoni

DAP, trajnime edukative për qytetarët qiramarrës

25.10.2016 16:00

Drejtoria për të ardhura publike në Kumanovë ka filluar mbajtjen e trajnime...

Drejtoria për të ardhura publike në Kumanovë ka filluar mbajtjen e  trajnime në temën “Paraqitja dhe përcaktimi i tatimit të të ardhurave të realizuara nga dhënia me qira e pasurisë së tundshme dhe të patundshme”.
 
Në ditën e parë të trajnimit prezantuan mbi 50 kontabilistë dhe qytetarë të interesuar. 
 
“Vizitorët e trajnimeve, përmes shembujve praktik, do të përfitohen me njohuri për mënyrën e paraqitjes dhe përcaktimit të tatimit, por edhe lehtësimit në tatim nga të ardhurat. DAP do të vazhdojë me programe edukative, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe edukimit të obliguesve tatimor për obligimet dhe të drejtat e tyre”,- tha Udhëheqësja e DAP-it në Kumanovë, Suzana Stoshevska– Nikollovska. 
 
Trajnimi në Kumanovë është i pari nga 46 takimet e parapara punuese edukative me qytetarët që do të realizohen edhe në 36 komunat tjera në vend.
 
NEXHAT AQIFI