Maqedoni

Voton administrata që organizon zgjedhjet në diasporë

23.04.2014 16:35

Sot do të votojnë administratorët dhe diplomatët që do të jenë anëtarë të komisioneve zgjedhore në diasporë...

Sot do të votojnë administratorët dhe diplomatët që do të jenë anëtarë të komisioneve zgjedhore në diasporë.
 
Mbi 320 administratorë të angazhuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot kane votuar dhe se më pas do të nisen drejt vendeve apo përfaqësive diplomatike të Maqedonisë nëpër botë, ku do të zhvillohen votimet e diasporës më 26 prill.
 
Votimet në diasporë zhvillohen gjithnjë një ditë para ditës së votimeve në vend. Nëpunësit shtetëror sot të drejtën e votës e kane shfrytëzuar në hapësirat e KSHZ-së në Shkup.