Maqedoni
Zaev: më 11 dhjetor do të ketë zgjedhje, në lista për deputetë edhe shqiptarë
25.10.2016 16:15
Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, beson se zgjedhje më 11 dhjetor do të ketë dhe se kërkesa në kushtetuese nga ana e Partisë “Uniteti”...

Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, beson se zgjedhje më 11 dhjetor do të ketë dhe se kërkesa në kushtetuese nga ana e Partisë “Uniteti” është dërguar për arsye parimore, meqë bëhet fjalë për vetë 526 votues më tepër nga ajo që parashikon ligji. Por, fjalën e fundit e ka kushtetuesja, thotë Zaev.
“E them aspektin politik, besoj se 526 votues, kur kemi migrim të madh dhe diasporë të madhe, nuk paraqet rrënim të barazisë së votës. Do të ishte mirë që kjo të ishte nën 5%, por në përgjithësi vlerësoj se zgjedhjet duhet të mbahen dhe të mos ketë kurrfarë pengese për rregullshmërinë dhe legjitimitetin e rezultatit zgjedhor lidhur me këtë çështje”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev njëherit paralajmëroi se në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie do të ketë edhe kandidatë shqiptarë.
“Në listat tona në përgjithësi do të ketë intelektualë, individë dhe qytetarë të pavarur, të cilët janë të njohur për Maqedoninë. Gjithsesi do të ketë nga të gjitha bashkësitë etnike, do të ketë edhe nga bashkësia etnike shqiptare”,- tha Zaev.
Këto komente Zaev i bëri pasi promovoi programin partiak për të rinjtë dhe studentët.
ERSAN PAJAZITI
