Maqedoni

KShZ: janë paraqitur 1.011 qytetarë nga diaspora

25.10.2016 17:29

Ka vazhduar paraqitja e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë me punë ose qëndrim të përkohshëm...

Ka vazhduar paraqitja e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët janë me punë ose qëndrim të përkohshëm në vendet e huaja për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës gjatë zgjedhjeve të shpallura për më 11 dhjetor.
 
Siç njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor, deri më sot në orën 14, përmes aplikacionit elektronik në ueb faqen e tyre zyrtare janë paraqitur gjithsej 1.011 qytetarë.
 
Kërkesën e tyre, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e shqyrton në afat prej 24 orësh, ndërsa deri më tani 515 paraqitje janë pranuar, 32 janë refuzuar, ndërsa 464 paraqitje janë në fazë të përpunimit.
 
Ndërkohë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor sërish ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët ndodhen me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të paraqiten për votim për zgjedhjet e ardhshme.
 
Paraqitja mund të kryhet përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e KShZ-së: https://dijaspora.sec.mk, ndërsa të njëjtën mund ta bëjnë edhe në përfaqësitë diplomatike-konsullore, përkatësisht në zyrat konsullore.
 
Paraqitja do të zgjatë deri më 11 nëntor të këtij viti.
 
NAIM RAMADANI