NBA “ngroh motorët”, nis sezoni i ri
Pa shumë modifikime në merkaton e verës, skuadra nga Ohio kërkon të sigurojë titullin e dytë rresht....
Pa shumë modifikime në merkaton e verës, skuadra nga Ohio kërkon të sigurojë titullin e dytë rresht por përballë do të kenë një rival të përforcuar ndjeshëm.
Bëhet fjalë për Golden State që me afrimin e Kevin Durant ka arritur të ndërtojë një grup edhe më të frikshëm.
Ekipi nga Oackland debuton këtë sezon ndaj San Antonios që për herë të parë që prej vitit 1997 do të luajë pa Tim Duncan.
Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo që do të luhet në Oregon mes Portland Trail Blazers e Utah Jazz. Padyshim që suadra favorite mbetet Golden State pasi blerja e Durant nga Oklahoma konsiderohet edhe si goditja më e madhe në merkaton e verës.
Askush nuk priste që shtatlarti të largohej nga City Thunder, por ai ndoqi rrugën më të shkurtër për të synuar suksesin e parë personal në NBA. Gjithsesi, Cavaliers nuk duhen nënvlerësuar pasi ishte kjo skuadra që arriti të thyente rekordmenët e Golden State falë liderit LeBron James.
Në 12 Prill 2017 pas gati 6 muajve dhe 1230 ndeshjeve do të mbyllet sezoni masakrues ndërsa 3 ditë më parë playy off do të çelë siparin. Për t’u shënuar në kalendar janë edhe disa ndeshje të veçanta si ajo e New York në Chicago ku Derrick Rose do të luajë kundër skuadrës së tij por edhe rikthimi i Durant në Oklahoma dhe ai i Dwayne Wade në Miami.
Ndeshje janë parashikuar edhe në ditën e Krishtlindjes, ndërsa ditët ushim janë datat 24 të muajit Nëntor dhe Dhjetor.