Maqedoni

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

26.10.2016 09:07

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare...

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë të dobët deri mesatare, paradite nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior.
 
Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut më shumë në pjesët veriore dhe lindore të vendit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 12, ndërsa e ditës prej 15 deri 21 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi verior.
 
Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut.