Botë

Kanada: Akuzohet një kujdestare për vrasjen e tetë personave të moshuar

26.10.2016 09:35

Kujdestarja për pleq Elizabet Trejsi Me Vetlaufer, e cila është punësuar në dy azile për të moshuar në krahinën kanadeze Ontario...

Kujdestarja për pleq Elizabet Trejsi Me Vetlaufer, e cila është punësuar në dy azile për të moshuar në krahinën kanadeze Ontario, akuzohet për vrasjen e tetë personave të moshuar në periudhën prej disa vjetëve.
 
Vetlaufer dje u paraqit para gjykatës në qytetin Vudstok gjatë procesit, në të cilin gjykohet se me doza vdekjeprurëse të ilaçeve ka vrarë shtatë persona të moshës mes 75 dhe 96 vjeçare, njofton BBC, duke mos theksuar mënyrën se si ka vdekur personi i tetë.
 
Janë vrarë pesë gra dhe tre burra, të cilët jetojnë në azilin "Kersant Ker" në Vudstok dhe "Medou park" në Londër në Ontario./mia