Maqedoni

Pjesë nga Qendra, Karposhi, Gjorçe Petrovi dhe Aerodromi nesër pa energji elektrike

26.10.2016 13:31

Shfrytëzuesit e rrugës "Josif-Josifovski- Sveshtarot" në komunën Qendër, nesër prej orës 8:30 e deri në orën 9:30 do të mbeten pa energji elektrike...

Prej orës 8:30 e deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes "Stopanski dvor", ndërsa nga ora 9 e deri në orën 12 shfrytëzuesit e rrugës "Pandil Shishkov" nr. 17 dhe 19 dhe shfrytëzuesit e rrugës "Prashka" nr. 19.
 
Në periudhën kohore prej orës 9 e deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit "Shën Klimenti i Ohrit", më saktë pjesa rreth "Zhelezarec".
 
Prej orës 10 e deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve "1" dhe "7" në fshatin Lisiçe e Poshtme, ndërsa prej orës 10 e deri në orën 16 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Gavril Lesnovski".
 
Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Blagoja Davkov" në komunën Qendër do të jenë pa energji nga ora 12:30 e deri në orën 15.
 
Siç njoftoi QRMK e qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik./Mia