Lëvizja “Besa”: asnjë gjykatës shqiptar për lëndët e PSP-së
Lëvizja “Besa” ka reaguar sot për faktin se asnjë nga gjykatësit, të cilët merren me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike...

Lëvizja “Besa” ka reaguar sot për faktin se asnjë nga gjykatësit, të cilët merren me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, nuk është shqiptar. Janë më shumë se dhjetë gjykatës në dy sektorët e Gjykatës Themelore Shkupi 1 që punojnë me lëndët që lidhen me krimin dhe krimin e organizuar, por asnjë prej tyre nuk është shqiptar, thonë nga “Besa”, e cila pyet publikisht se me çfarë kriteri është bërë përzgjedhja e këtyre gjykatësve dhe si ndodhi që asnjëri nga të përzgjedhurit të mos jetë shqiptar.
Nuk mund të flasim për përfaqësim të drejtë kur vetë sistemi që duhet të ndajë drejtësi bën padrejtësi në këtë drejtim, thonë nga “Besa”.
Nga kjo lëvizje akuzojnë BDI-në se janë në një vijë me VMRO-në sa i përket Prokurorisë Speciale, sepse, sipas “Besës”, kanë frikë se edhe ata janë në listën e personave që hetohen nga PSP.
