Maqedoni
OSBE, doracak për transparencë
23.04.2014 18:15
Misioni i OSBE-së në Shkup ka publikuar udhëzues për të drejtat dhe obligimet e gazetarëve gjatë informimit të opinionit për procedurat penale...

Misioni i OSBE-së në Shkup ka publikuar udhëzues për të drejtat dhe obligimet e gazetarëve gjatë informimit të opinionit për procedurat penale. Gjykatat dhe Prokuroria duhet të jenë transparente ndaj publikut.
“Drejtësia duhet patjetër të sigurohet dhe të vërtetohet se është ashtu dhe ajo duhet të bëhet edhe përmes mediave. Publiku gjithmonë është kritik për gjyqësorin dhe zbatimin e së drejtës”, deklaroi nga OSBE-ja, Rezearta Shutz.
Kryeprokurori Marko Zvrlevski tha se Prokuroria dhe Gjyqësori tanimë janë transparent.
“Transparencën edhe ne si qytetarë jemi të interesuar ta zbatojmë. Në të kaluarën nuk kishim shumë përvojë, pasi Prokuroria Publike dhe Gjyqësori ishin të mbyllura”, tha kryeprokurori, Marko Zvrlevski.
“Në praktikë ende ballafaqohemi me probleme në Gjykatë, duke filluar nga ajo kur gazetarët largohen nga procesi gjyqësor, kur bëhet fjalë për dëshmitarë të mbrojtur apo të rrezikuar pa arsyetim për largimin e publikut”, u shpreh gazetari, Sashe Dimovski.
Udhëzuesi në fjalë shërben edhe për gjykatësit, prokurorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë, me qëllim që të jenë të përgatitur dhe transparent në momentin kur gazetarët që presin përgjigje lidhur me ndonjë proces.
FLORIJE KAMBERI
