Botë

Zbulohet tuneli i drogës 514 metra i gjatë, lidhte Meksikën me ShBA-në

26.10.2016 14:46

Policia meksikane ka zbuluar një tunel 7 metra të thellë nën tokë, nga i cili transportohej drogë nga Meksika në ShBA...

Tuneli niste nga një ndërtesë në qytetin kufitar të Tijuanas dhe mbërrinte në Shtetet e Bashkuara.

Tuneli i gjatë 514 metra kishte mjete ventilimi dhe ndriçimi dhe gjithashtu ishte i pajisur me shina që përdoreshin për të shtyrë karrocat me drogë nga San Diego në anën tjetër.

Hyrja e tunelit ndodhej pranë një kompanie për bërjen e shisheve, pranë Aeroportit Ndërkombëtar “al Rodrgiuez” në Tijuana.

Tuneli në Meksikë lidhej me një shtëpi që mbante sasi të mëdha droge.

Aty u sekuestruan 2.2 ton marihuanë në 371 pako, lajmëroi Policia meksikane.