Maqedoni

Të hënën mblidhet Gj. Kushtetuese, PSP dhe iniciativa e “Unitetit” nuk janë në rend dite

26.10.2016 15:10

Gjykata Kushtetuese mblidhet të hënën për herë të fundit nën kryesimin e kryetares aktuale, Elena Gosheva...

Gjykata Kushtetuese mblidhet të hënën për herë të fundit nën kryesimin e kryetares aktuale, Elena Gosheva, por në rend dite të seancës së paralajmëruar nuk do të gjendet as vlerësimi i kushtetutshmërisë së PSP-së e as iniciativa e djeshme e “Unitetit” për vlerësimin e ligjshmërisë së shpërbërjes së parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve pa pastruar kufijtë zgjedhorë.
 
Sipas paralajmërimit në ueb faqen e kushtetueses, në rend dite të hënën do të gjenden 7 iniciativa që kanë të bëjnë me rregullore të procedurave për punësim, me personat që mbetën pa punë pas falimentimit të ndërmarrjeve ku punonin, një rast për mbrojtjen e të drejtave dhe një propozim-vendim.
 
Prej 1 nëntorit, në karrigen e kryetarit do të ulet pasardhësi i Goshevës, gjykatësi, Nikolla Ivanovski, i cili në këtë post u emërua javën e kaluar.