Kulturë
Festivali i Teatrit Shqiptar në Dibër, sonte në skenë “Jetë me qira” nga Refet Abazi
26.10.2016 15:49
Në natën e dytë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, në podiumin e Qendrës për Kulturorë në Dibër...

Në natën e dytë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, në podiumin e Qendrës për Kulturorë në Dibër, u paraqit Trupa teatrore nga Prizreni me dramën “Mbledhje në Parlament”, nga Ray Cooney, me regji të realizuar nga Kaltrim Balaj.
Komedia “Mbledhje në Parlament” ishte një lojë plot ngjyra emocionesh, me mjaft situata komike, ku aktorët prizrenas me një dinamikë të lartë mbajtën afër publikun dibran.
Ata vënë në lojë ministrin e qeverisë, i cili gjatë kohës kur mbahet seanca parlamentare shkon në një hotel me sekretaren e opozitës, ngjarja këtu pështjellohet me një detektiv privat i cili e ndjek sekretaren.
Dinamizëm i japin shfaqjes edhe personazhet e tjerë, si gruaja e ministrit, drejtori i hotelit, kamarieri dhe pastruesja.
Sonte në natën e tretë të festivalit të dramës shqipe në Dibër, me pjesën “Jetë me qira”, të autorit, Refet Abazi, do të marrë pjesë trupa teatrore e Gjilanit, me regji të realizuar nga Ekrem Sopi.
ATLI DEMA
