Maqedoni
Bashkëpunim mes fakulteteve dhe kompanive, studentët: Praktika ndihmon në karrierë
26.10.2016 16:59
Në Maqedoni, 90% e studentëve mendojnë se me kryerjen e praktikës e kanë më të lehtë që në të ardhmen të hyjnë në tregun e punës...

Edhe nëse karriera nuk do të ishte e domosdoshme, studentët thonë se me vetdëshirë do të shkonin në ndonjë kompani për praktikë.
Instituti për Hulumtime Sociologjike ka pyetur studentët nëse janë të kënaqur nga praktika dhe rezultatet tregojnë se studentët kërkojnë më shumë seriozitet nga ana e kompanive.
“Rezultatet nga hulumtimet tregojnë se studentët mendojnë që praktika do t’ju ndihmojë në tregun e punës në fillimin e karrierës. Por, ata kërkojnë bashkëpunim mes kompanive dhe fakulteteve. Përveç mentorit që e kanë nga ana e fakultetit, ata duan mentor edhe në kompani, sepse ka raste kur studentëve nuk u jepet detyrë apo punë gjatë praktikës”,- tha profesoresha universitare, Vesna Zabijakin.
“Studentët të cilët kanë përzgjedhur kompani më të mëdha, kanë ngelur të kënaqur gjatë realizimit të praktikës, ndërsa ata të cilët kanë zgjedhur kompanitë e vogla, nuk janë shumë të kënaqur. Dhe për këtë ju apelojmë studentëve që praktikën ta realizojnë në kompani më të mëdha dhe më serioze, me qëllim që të kenë çfarë të prezantojnë në fakultet”,- u shpreh prodekani në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Darko Nakov.
Në Maqedoni, para tre viteve praktika është bërë obligative dhe studentët notohen për realizimin e saj.
REJHANE BUSHI-METAJ
