Maqedoni

VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në disa komuna të Shkupit

23.04.2014 18:18

Të dielën vota juaj do të vendosë se ç’farë Maqedonie do të kemi, si do të vazhdojmë me reformat...

Të dielën  vota juaj do të vendosë se ç’farë Maqedonie do të kemi, si do të vazhdojmë me reformat, me ndryshimet  dhe të ndërtojmë Maqedoni ekonomike dhe të fuqishme, prosperuese, evropiane.
 
Kështu theksoi mbrëmë në tubim në Gazibabë dhe Butel  të Shkupit, kandidati për president i VMRO-DPMN-së, Gjorge Ivanov.
 
Ai njëherit theksoi se nuk pranon ndryshimin e kushtetutës, me qëllim që të ndryshohet emri kushtetues Republika e Maqedonisë dhe nuk pranon ide dhe propozime të cilat do ta rrezikonin identitetin nacional maqedonas, gjuhën dhe modelin  e bashkëjetesës.
 
“Më 13 prill kemi bërë dallim të madh, dallim  prej 100 e 20 e tremijë vota, por dallimin më të madh e bëtë ju në Gazibabë. Ju uroj për këtë dhe ky dallim pas 27 prillit më obligon që të jem më i pranishëm në mesin tuaj, t’u nderoj për atë që keni bërë për mua, për VMRO-DPMNE-në dhe për Maqedoninë. Me votën tuaj vërtetuat se zhvilloni politikë të drejtë për Maqedoninë. Faleminderit që e mbështetni politikën e cila na mundëson që sot të jemi para jush me fytyrë të pastër, sepse dëshmuam se edhe në politikë respektohen parimet, se edhe në politikë mund të jesh i ndershëm, i sinqertë dhe i vlefshëm dhe këtë ju e shpërbleni. Sinqeriteti do të thotë të kesh qëndrim të qartë për të gjitha çështjet me interes për qytetarët e Maqedonisë”, deklaroi kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.
 
Njëherit Gjorge Ivanov duke kërkuar besimin e qytetarëve të Butelit, ai u falënderua për mbështetjen në raundin e parë dhe ju bëri thirrje të dalin masovikisht më 27 prill, që të japin votën e tyre për të, për VMRO-DPMN-në dhe për koalicionin Për një Maqedoni më të mirë. 
 
Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në këto tubime kërkoi votën edhe nga ata të cilët nuk e realizuan të drejtën  e tyre më 13 prill, për shkak të cilësdo arsye, ndoshta  për shkak të disa zhgënjimeve, ose ndoshta dikush ka pritur punësime e nuk ka marrë, apo për shkak të disa gabimeve tona, pasi edhe ne nuk jemi të pagabueshëm, tha Gruevski.
 
Poashtu ai u bëri thirrje edhe atyre të cilët votuan për LSDM-në edhe ata të cilët votuan apo planifikojnë të votojnë për ndonjë parti të vogël, t’i bashkëngjiten ekipit fitimtarë, VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit  për Maqedoni me të mirë, për  Gjorge Ivanovin për president.
 
Gruevski kritikoi LSDM-në opozitare, e cila siç tha ai, sërish po përgatit teren dhe alibi për atë se zgjedhjet nuk janë të rregullta edhe pse LSDM-ja pas rrethit të pare të zgjedhjeve, nuk parashtruan asnjë ankesë për parregullsi në Komisionin Shtetëror Zgjedhorë. 
 
Gruevski para banorëve të Butelit përkujtoi që më 13 prill kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni fitoi 450 mijë vota, me dallim prej 123 mijë votave. 
 
VMRO-DPMNE ka mbajtur tubim edhe në lagjen e Shutkës, ku ka kërkuar mbështetje për kandidatët për deputet dhe kandidatin presidencial, Gjorge Ivanov.
 
Më 27 prill çdo votë që do të jepni për mua dhe për koalicionin e VMRO-DPMNE-së është votë për ju dhe për familjet tuaja, për komunën tuaj. Vota për Maqedoninë është që të ketë ekonomi më të begatë, prandaj zgjedhjet e 27 prillit janë të rëndësishme për të gjithë ne dhe ju bëj thirrje  që edhe më masovikisht se në rrethin e parë të dilni dhe të jepni votën tuaj. Le të dëgjohet në Maqedoni se ju romët dini të bëni dallime, apeloi Ivanov. 
 
GYLTENE SINANI