“Ne vendosim”, qytetarët vëzhgojnë keqpërdorimet zgjedhore
Aksioni qytetar “"Ne vendosim", prej sot do të jetë pjesë aktive e zgjedhjeve parlamentare...

Aksioni qytetar “"Ne vendosim", prej sot do të jetë pjesë aktive e zgjedhjeve parlamentare, por jo si pjesë e garës elektorale, por si vëzhguese e të gjitha parregullsive eventuale.
Ata do të bëjnë mbikëqyrjen e fushatës së partive, keqpërdorimet e resurseve publike për qëllime zgjedhore dhe keqpërdorimet e buxhetit.
Aksioni qytetar ka si qëllim të motivojë dhe inkurajojë qytetarët që të votojnë më 11 dhjetor dhe ka hapur edhe një linjë telefonike ku mund të raportoni parregullsitë dhe shkeljet e të drejtës për të votuar.
“Ky veprim synon të motivojë daljen e qytetarëve në këto zgjedhje dhe si të regjistrohen nevojat për resurset potenciale dhe institucionet për qëllime elektorale, si dhe kërcënimet dhe frikësimet lidhur me të drejtën e votës. Në kuadër të motos “Ne vendosim”, është parashikuar fushatë motivuese për pjesëmarrje, linja falas SOS për paraqitjen për shkelje të së drejtës për të votuar, monitorimi i fushatës zgjedhore partiake, si dhe gazeta që mban të njëjtin emër si fushatë”,- deklaroi aktivistja qytetare, Irena Sterinovska.
“Askush nuk ka të drejtë t’i pyet qytetarët se për kë do të votojnë, aq më pak ata janë të detyruar të tregojnë. Presionet elektorale dhe abuzimet përbëjnë vepër penale dhe duhet të paraqiten si të gjitha veprat tjera penale. I inkurajojmë të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë SOS-linjën telefonike dhe të lajmërojnë çfarëdo lloj shkelje të të drejtës së qytetarëve, si frikësimet, presionet, nënçmimet apo ryshfetet”,- tha aktivisti qytetar, Dragan Dodeski.
Aksionin qytetar “Ne vendosim” e mbështesin mbi 20 organizata në të gjithë vendin. Për ta ndihmuar procesin zgjedhor, ata paralajmëruan se do të monitorojnë fushatat e partive politike para dhe pas fillimit të saj. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)
