Zaev: Nisim aksionin për Maqedoninë
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka siguruar sot të rinjtë se për Maqedoninë po vijnë ditë më të mira.
Ai ka premtuar ndryshime në të mirë të qytetarëve.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka siguruar sot të rinjtë se për Maqedoninë po vijnë ditë më të mira.
Ai ka premtuar ndryshime në të mirë të qytetarëve.
“Ndryshimet në Maqedoni tashmë po ndodhin, epoka e re është këtu, në horizont. Koha e re jeni ju, qytetarët, të cilët kërkoni ndryshime. Paga më të larta për të gjithë, punë të denjë për të gjithë, institucione të qytetarëve... Ky është një plan për një shoqëri për të gjithë, Maqedoni për të gjithë. Plani patjetër t’u arrijë të gjithëve. Për një reformë të tillë duhet të ketë një marrëveshje, sepse ne kemi vendosur për bashkim me ju qytetarë. Ne mundemi së bashku të bëjmë këtë Maqedoninë tonë më të mirë, së bashku ne mund të ecim përpara, në zhvillim! Ky është aksioni për Maqedoninë”,- tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
