Ekonomi

Raporti i “Duing business”, Qeveria: Rezultat historik

26.10.2016 17:57

Raporti “Duing bisiness” i Bankës Botërore rangon Maqedoninë në vendin e 10 në botë dhe në vendin e pestë në Europë...

Ky është rezultat historik, i cili del nga përkushtimi dhe puna e madhe e Qeverisë dhe paraqet nxitje që të vazhdohet me reformat për krijimin e klimës së volitshme afariste, vlerësoi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.
 
“Është rezultat historik që i takon mundit dhe angazhimeve të qeverisë, të gjithë që janë aty, apo të gjithë atyre që punuan për politikën ekonomike, që punojnë për reforma të reja, me qëllim që të arrihet përmirësim në kushtet e punës për kompanitë në vend, ashtu dhe atyre që veprojnë jashtë vendit”,- tha  zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.
 
“Falë kontinuitetit të reformave, në Maqedoni ekonomizojmë më shpejt dhe më lirë në krahasim me 10 vitet e kaluara, ose në krahasim më procedurat e tanishme me disa vende të Europës, vende anëtare të UNCD-së apo vendeve të Azisë Qendrore. Sot në Maqedoni paguajmë tatim më të ulët, eksporti është rritur dhe është zvogëluar deficiti i tregut”,- tha ministri i Financave, Kiril Minovski.
 
Sipas raportit, Maqedonia është vend me klimë më të mirë afariste në Ballkan. Pas saj janë Bullgaria, e cila është e ranguar në vendin e 39, Serbia në vendin e 47, Shqipëria në vendin e 58, Kosova në vendin e 60 dhe Greqia në vendin 61.
 
GAZMEND REXHEPI